Overview

Oficer/e Raportimi Jobs in Tirana, Tirana, Albania at AlbStar

Title: Oficer/e Raportimi

Company: AlbStar

Location: Tirana, Tirana, Albania

Pozicioni i Punës: Oficer/e Raportimi

Raporton te: CFO dhe CEO

 

Qëllimi i Pozicionit

Personi i emëruar në këtë pozicion është përgjegjës për përgatitjen, analizimin dhe shpërndarjen e raporteve financiare dhe menaxheriale, duke siguruar saktësinë, integritetin dhe dorëzimin në kohë të informacionit financiar që mbështet vendimmarrjen e menaxhmentit dhe përmbush kërkesat e brendshme dhe rregullatore.

 

Përgjegjësitë Kryesore

Përgatit raporte periodike financiare

Rishikon qe raportimet financiare jane ne perputhje me standardet e aplikueshme te raportimit (IFRS)

Mbledh, konsolidon dhe verifikon të dhënat financiare nga sisteme dhe burime të ndryshme.

Kryen analiza të performancës financiare dhe identifikon devijimet nga buxheti ose objektivat.

Përgatit raporte dhe analiza për menaxhmentin mbi treguesit kryesorë financiarë (KPI).

Mbështet procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të llogarive.

Bashkëpunon me ekipet e Kontabilitetit, Buxhetimit, Thesarit dhe departamente të tjera për sigurimin e të dhënave të sakta.

Monitoron cilësinë dhe saktësinë e informacionit financiar dhe propozon përmirësime në proceset e raportimit.

Koordinon dhe mbështet procesin e auditimit e brendshëm dhe të jashtëm duke ofruar dokumentacionin dhe shpjegimet e kërkuara.

Siguron ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit financiar.

Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin e pozicionit, sipas kërkesës së eprorit.

Kualifikimet

Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.

Minimumi 3-4 vite përvojë në raportim financiar, kontabilitet ose analizë financiare (e preferuar).

Njohuri të mira të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Përvojë në përdorimin e sistemeve ose programeve financiare përbën avantazh.

Aftësitë

Aftësi të avancuara në Microsoft Excel.

Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

Aftësi të zhvilluara analitike dhe orientim ndaj detajeve.

Aftësi për përpunimin dhe analizimin e një vëllimi të madh të dhënash.

Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Integritet, profesionalizëm dhe respektim i konfidencialitetit.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.