Overview

Menaxher Finance Grupi Jobs in Tirana, Tirana, Albania at A.M.G Shpk

Title: Menaxher Finance Grupi

Company: A.M.G Shpk

Location: Tirana, Tirana, Albania

Kush jemi Ne?

DVG Group është një grup kompanish me aktivitet në disa industri në Shqipëri, i ndërtuar mbi një eksperiencë shumëvjeçare, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj cilësisë. Grupi përfshin kompanitë A.M.G shpk dhe Dimal INC që operojnë në fusha të ndryshme si importi dhe shpërndarja e produkteve ushqimore,pije alkoolike, prodhimi i produkteve te mishit, etj.

Çfarë po kërkojmë?

Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për drejtimin, planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve financiare të kompanisë, menaxhimin e buxhetit dhe cash-floë, raportimin financiar, bashkëpunimin me departamentet e tjera të grupit, insitucionet shtetërore, institucionet financiare. Pozicioni pritet të jetë mbështetje e vendimmarrjes strategjike të biznesit.

Kërkesat kryesore:

Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomik ose fusha të ngjashme;

Minimumi 8 vite eksperiencë në financë dhe kontabilitet, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicione drejtuese;

Eksperiencë në drejtim dhe menaxhim 8+ persona

Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe financiar në Shqipëri;

Aftësi të avancuara në Microsoft Excel dhe sisteme ERP financiare;

Aftësi të forta drejtuese, analitike, organizative dhe strategjike;

Integritet, konfidencialitet dhe orientim drejt rezultateve.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.