Overview
Financial Accounting Specialist Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Hitweb.it
Title: Financial Accounting Specialist
Company: Hitweb.it
Location: Tirana, Tirana, Albania
Finance & Accounting Specialist
Jeni profesionist/e në financë dhe kontabilitet, me vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe dëshirë për të punuar në një ambient ndërkombëtar? Ne jemi në kërkim të një Finance & Accounting Specialist për të mbështetur operacionet financiare, raportimin kontabël dhe përputhshmërinë me standardet US GAAP.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i proceseve Accounts Payable (AP) dhe Accounts Receivable (AR).
- Përpunimi i pagave (Payroll) me saktësi dhe në kohë.
- Mbajtja dhe mirëmbajtja e General Ledger.
- Përgatitja dhe analiza e pasqyrave financiare: Bilanci, Pasqyra e të Ardhurave dhe Fluksi i Parasë.
- Pajtimi i llogarive dhe zgjidhja e mospërputhjeve.
- Përdorimi i QuickBooks Online dhe programeve të tjera të kontabilitetit.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet US GAAP dhe politikat financiare të kompanisë.
- Mbështetje në buxhetim, forecast dhe planifikim financiar.
Kërkesat:
- Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financë ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë në kontabilitet të përgjithshëm, AP, AR dhe Payroll.
- Njohuri të mira të US GAAP dhe kontabilitetit korporativ.
- Eksperiencë me QuickBooks Online (avantazh i madh).
- Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel B2–C1.
- Disponibilitet për të punuar sipas orarit të SHBA-së (14:00 – 22:30).
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Trajnim profesional të paguar.
- Kontratë të rregullt pune.
- Pushim çdo të shtunë dhe të diel.
- Drekë falas e ofruar nga kompania jonë.
- Festat zyrtare të paguara sipas Kodit të Punës.
- Mundësi zhvillimi profesional në një ambient ndërkombëtar.
📩 Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.