Overview

Finance Specialist Jobs in Tirana, Tirana, Albania at ATRONIX

Title: Finance Specialist

Company: ATRONIX

Location: Tirana, Tirana, Albania

Qëllimi i Pozicionit

Specialist/e Financës është përgjegjës/e për kryerjen e proceseve të përditshme financiare dhe kontabël të kompanisë, duke siguruar regjistrimin e saktë të transaksioneve, faturimin, pagesat dhe arkëtimet, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e kompanisë. Gjithashtu, mbështet përgatitjen e raporteve financiare dhe bashkëpunon me menaxhmentin dhe departamentet e tjera për realizimin e objektivave financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Kontabiliteti dhe regjistrime financiare

  • Regjistron transaksionet financiare në sistemin kontabël sipas standardeve kombëtare të kontabilitetit.
  • Kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes, transaksionet bankare dhe lëvizjet e aseteve.
  • Kryen rakordimet periodike të librave të blerjes dhe shitjes dhe verifikon pasqyrimin korrekt në sistemin financiar dhe tatimor (SelfCare).
  • Mirëmban dokumentacionin financiar sipas procedurave të kompanisë.

Faturimi dhe arkëtimi

  • Përgatit dhe dërgon faturat për klientët, përfshirë dhe eksportet;
  • Monitoron arkëtimin e pagesave dhe llogarive të papaguara;

·        Koordinon me bankat dhe mbikëqyr e flukset e parasë;

  • Menaxhon pagesat për furnitorët dhe shpenzimet e brendshme në përputhje me buxhetin dhe kontratat.

·        Përgatit dokumentacionit financiar për transportin dhe eksportin e produkteve;

Buxhetimi dhe parashikimi financiar

·        Përgatit raporte financiare periodike sipas kërkesave të eprorit;

·        Mbështet procesin e mbylljes mujore dhe vjetore.

·        Ndihmon në analizën e kostove dhe shpenzimeve duke evidentuar devijimet kryesore.

Kontrolli dhe përputhshmëria

  • Siguron përputhshmëri me ligjet fiskale, tatimore dhe rregulloret e eksportit;
  • Kontrollon deklaratat doganore dhe faturat e fiskalizimit;

·        Përgatit dhe dorëzon pranë organeve tatimore, dokumentat për shmangien e tatimit të dyfishtë në lidhje me shërbimet e kryera nga të huajt si edhe për eksport.

Raportimi dhe analiza

  • Përgatit raporte mujore, tremujore dhe vjetore për menaxhmentin;

Audit dhe procedura të brendshme

  • Bashkëpunon me auditorë të brendshëm dhe të jashtëm duke ofruar dokumentacionin e kërkuar;
  • Mirëmban rregjistrin e aseteve dhe merr pjesë në proceset e inventarizimit;
  • Zbaton procedurat e kontrollit të brendshëm sipas politikave të kompanisë.

Bashkëpunon me studion e kontabilitetit për përgatitjen dhe shkëmbimin e dokumentacionit financiar, rakordimin e të dhënave kontabël dhe mbështetjen në përmbushjen e detyrimeve fiskale e tatimore të kompanisë.

Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin e financës, sipas kërkesës së Eprorit.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet;
  • Të ketë të paktën 2–4 vite eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm në financë ose kontabilitet; eksperienca në kompani prodhimi përbën avantazh.
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programet financiare si ‘’Financa 5’’ dhe ‘’Odoo’’ ose sisteme të ngjashme ERP;
  • Të ketë njohuri të mira mbi legjislacionin fiskal dhe tatimor në fuqi; njohuritë mbi procedurat e eksportit përbëjnë avantazh.
  • Të zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze dhe Italiane;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
  • Të ketë aftësi për të organizuar punën, për të respektuar afatet dhe për të menaxhuar njëkohësisht disa detyra;
  • Të ketë dëshirë për zhvillim profesional dhe përditësim të vazhdueshëm mbi legjislacionin dhe praktikat financiar.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë kompensimi konkurruese, e përshtatur sipas përvojës, kompetencave dhe performancës profesionale;
  • Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional përmes trajnimeve të specializuara;
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
  • Mjedis pune profesional, bashkëpunues dhe dinamik, që nxit inovacionin dhe punën në ekip;
  • Përfshirje në projekte ndërkombëtare dhe mundësi për të punuar sipas standardeve më të larta globale të industrisë së prodhimit elektronik.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park''.

Dërgoni cv-në tuaj në adresën: [email protected]

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.