Overview

Ekonomist/e – Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat Jobs in Tirana, Tirana, Albania at SiCRED sh.a

Title: Ekonomist/e – Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat

Company: SiCRED sh.a

Location: Tirana, Tirana, Albania

Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat”.  

 

Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:

  1. Të ketë mbaruar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, Dega Financë përbën avantazh;
  2. Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike, Excel i avancuar përbën avantazh;
  3. Të zotërojë programin Financa 5 apo program tjetër finance;
  4. Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi;
  5. Të jetë disponibël për të punuar edhe jashtë orarit;
  6. Njohja në një nivel të përparuar e gjuhës angleze përbën avantazh.

 

Informacion mbi përshkrimin e punës:

  1. Ndjekja e gjendjes së likuiditeteve dhe e pagesave të detyrimeve; 
  2. Përgjegjëse për transfertat e vlerave monetare në bankë, online dhe në arkë si dhe i dokumenton ato;
  3. Rakordimi dhe ndjekja e detyrimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve në kontabilitet dhe Excel;
  4. Detyra të tjera në financë (me natyrë të përkohshme apo të përhershme).

 

Përse duhet të punoni në SiCRED?

Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:

  1. Sigurim privat jete
  2. Sigurim privat shëndeti
  3. Sigurim privat jete me kursim
  4. Fond privat pensioni
  5. Një udhëtim stafi në vit
  6. Mundësi trajnimi

Informacion mbi pozicionin e punës:

Lloji i punës – Kohë e plotë

Orari – 08:00-17:00

Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

  

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 21 korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

 

 

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.